Është folur shumë për një rikthim të mundshëm të Lionel Messit te Barcelona verën e ardhshme.
Luis Rubiales, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), në një komunikim të fundit me mediet, u shpreh i lumtur nëse diçka e tillë do të ndodhë.
Arsenal përgatit një mini-revolucion, edhe Xhaka në listën e lojtarëve me “valixhe” në dorë
“Nëse ai kthehet në La Liga, ne do ta presim me krahë hapur.
Unë kam pasur fatin të luaja kundër tij, megjithëse nuk e di nëse ishte me fat apo isha i pafat në fakt, më duhet të them se ai është një lojtar fantastik, i papërsëritshëm.
Të gjithë spanjollët duan që lojtarët më të mirë të luajnë në ligën tonë dhe Leo është njëri prej tyre”-tha ai për mediet spanjolle.