Erzeni duket se ka harrur shijen e fitores, teksa nuk feston prej plot 6 javësh.
Shijakasit u mposhtën ditën e sotme ndaj Partizanit me rezultatin 1-2.
"Mendoj që nuk është dramë që të fitojë Partizani. Të vjen keq për mënyrën si humbasim.
Më vjen keq ta them, por ka qenë një moment i dyshimtë te rasti i Kadriut, mund të merrte rrjedhë tjetër ndeshje.
Çunat pas disa ndeshjeve jo të mira, sot kemi qenë gati të barabartë me Partizanin, prisnim diçka më tepër se kjo humbje 2-1.
Mendoj që skuadra sot në krahasim me ndeshjet e fundit, ka qenë më e qartë për atë çka kishim dhënë detyrat. Më vjen shumë keq për mos përqendrimin.
Në momentin që po shkonim mirë, ndëshkohemi përsëri. Meritonim diçka më tepër. Partizani është i kuotuar për kampion.
Ne duhet të rikuperojmë sa më shpejtë lojtarët dhe të vazhdojmë luftën që kemi nisur që në fillim, për të mbijetuar.
Shpresojmë shumë te kjo skuadër”, u shpreh Edmond Kapllani, trajner i Erzeni.