Naxhi Berisha realizon golin e 16-të këtë sezon në Superligën e juniorëve.
Sulmuesi i Prishtinës shënoi në fitoren kundër Trepçës që përfundoi me rezultat 3:2 për t’u bërë golashënuesi më i mirë në ligën U19 të Kosovës.
18 - vjeçari në janar ka nënshkruar kontratë profesionale me FC Prishtinën dhe është në pritje të debutimit me ekipin e parë të bardhë e kaltërve.
Berisha ishte pjesë edhe e kombëtares U19 të Kosovës duke pasur dy paraqitje kundër Maqedonisë së Veriut.
Verën e kaluar për dy javë ishte në prova të ekipi i juniorëve të Hajduku i Splitit.