Interi do të presë në shtëpi skuadrën e Lacios, ku dy skuadrat do të tentojnë të sigurojnë një biletë për në Ligën e Kampioneve.
Fitorja është detyrim për të dyja ekipet, duke parë ngjeshjen e skuadrave të tjera në vendet e para.
Sa i përket formacioneve, Inzagi ka befasuar jo pak me rreshtimin.
Në sulm do të jetë dyshja Lukaku – Korrea, teksa edhe Barela e Brozoviç e nisin nga minuta e parë ndërkohë që në stol është Asllani.
Nga ana tjetër, Sarri i ka besuar më të mirëve. Hysaj do të jetë nga minuta e parë në fushë, ndërkohë që titullar rikthehet edhe Imobile pas aksidentit që pësoi pak ditë më parë në Romë.
INTER (3-5-2): Onana; D’Ambrosio, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Brozoviç, Mikitarian, Dimarko; Lukaku, Korrea.
Trajner: S. Inzagi
LACIO (4-3-3): Provedel; Marusiç, Kasale, Romanjoli, Hysaj; Milinkoviç, Kataldi, Luis Alberto; Felipe Anderson, Imobile, Zakanji.
Trajner: M. Sarri.