Shkëndija është rikthyer në rrugën e fitores, duke mundur 3:1 Makedonija Gj.P. në kuadër të xhiros së 30-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë dhe në tre xhiro deri në fund mbajnë gjallë shpresat për titullin kampion.
"Barazimit të mesjavës 0:0 me Sileksin i jemi përgjigjur me triumf bindës ndaj Makedonija Gj.P., pasi Milev, Çinari e Ramadani realizuan në triumfin e 15-tê sezonal të kuqezinjëve", shkruan në faqen e KF Shkëndijes.
Trajneri Qatip Osmani, thotë: "Loja si lojë ndoshta nuk pati ritëm sepse të luajturit edhe në mesjavë e bën të veten.
Kjo vlen për të dyja ekipet, megjithatë ne bëmë detyrën dhe fitorja ishte e merituar.
Pas epërsisë 2:0 kishim një gabim individual, ku ndoshta ishte problem komunikimi i lojtarëve tonë.
Pranuam atë gol dhe në pjesën e dytë e kishim patjetër ta kërkojmë golin e tretë.
Edhe pse kundërshtarët na krijuan disa raste, pjesa e dytë u menaxhua ashtu si duhet dhe përfitoj nga rasti të uroj lojtarët për këtë fitore.“
Jemi munduar ta përgatisim ekipin pikërisht për këtë sprintin final të kampionatit.
Fatkeqësisht nuk varet gjithçka vetëm prej rezultateve tona, por e jona është që në çdo lojë të shkojmë në fitore.
Të fitojmë tre ndeshjet tona, pastaj do shohim si do të dalin rezultatet tjera”.