Tare: Javë deçizive për Champions

Futboll

Tare: Javë deçizive për Champions

Më: 30 prill 2023 Në ora: 12:35
Tare

Lazio luan në transfertë ndaj Interit me kryeqytetasit që kanë një ndeshje direkte me zikaltërit duke qenë se luftojnë për të njëjtin objektiv në kampionat, kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Para sfidës së San Siros, drejtori i bardhekaltërve, Igli Tare u shpreh se ndër të tjera, Lazio do të synojë fitoren edhe për të shtyrë festën e Napolit pasi kujtojmë se nëse Lazio nuk fiton ndaj Interit,

Napolit do t’i mjaftontë fitorja në ndeshjen e saj ndaj Salernitanës dhe të nisë festën për titullin e tretë në histori.

“Champions?

Është javë deçizive, tre ndeshjet e radhës janë shumë të rëndësishme dhe të vështira.

Duhet të tregohemi të zotët për të marrë pikët e duhura dhe shumë mund të vendosë edhe ndeshja ndaj Interit.
 

Mendoj se kjo ndeshje duhej të ishte luajtur në orarin e duhur, e kuptoj që në Napoli mund të ketë festë, por ne mendojmë vetëm për veten.

Do të mundohemi të fitojmë ndaj Inter dhe të shtyjmë festën e Napolit”, u shpreh Tare para ndeshjes së Lazios ndaj Inter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat