E ardhmja e Leo Messit vazhdon të jetë në qendër të vëmendhes, mes rinovimit me PSG dhe rikthimit romantik në Barcelonë.
Pikërisht për këtë mundësi të fundit, trajneri i katalanasve, Xavi, ka shprehur mendimin e tij dhe ka bërë një bilanc të situatës.
Këto janë fjalët e raportuara nga Sport.es: “Deri më sot, ne nuk e dimë nëse Leo do të kthehet në Barcelonë.
Është shumë herët për të folur për këtë.
Interesi ynë i vetëm duhet të jetë titulli i La Liga-s. Ndërsa për merkaton, do të shohim në të ardhmen”.
Tifozët e duan, klubi nuk ëndërron asgjë tjetër. Kthimi në shtëpi te Barcelona do të ishte përfundimi i denjë i një karriere për një kampion të kalibrit të Leo Messit.
Nga ana e tij, Xavi gjithashtu do të pajtohej me këtë perspektivë dhe ardhja e tij ndoshta do të vendoset gjatë një samiti të jashtëzakonshëm:
“Në takimin me drejtuesit e klubit dhe drejtuesit e La Liga-s, do të bëhet fjalë për rikthimin e Leos.
Ky takim është i nevojshëm që Barcelona të përmirësojë formacionin për sezonin e ardhshëm”.
Siç e dimë të gjithë, pengesa më e madhe që pengon rikthimin e Leos te Barça lidhet me borxhet e klubit. Gjithsesi takimi me drejtuesit e La Ligës do të zhvillohet dhe Messi do të diskutohet, duke mbajtur në ankth tifozët e shumtë.