Fati i keq ndjek sulmuesin e Kombëtares

Futboll

Fati i keq ndjek sulmuesin e Kombëtares

Më: 30 prill 2023 Në ora: 12:45
Vrioni

Xhakomo Vrioni ishte protagonist i skuadrës së tij një javë më parë, duke shënuar 2 gola në 4 minuta. Këto dy gola të shënuar, i dhanë fitoren skuadrës së Nju England Revolutuin.

Por, gjërat nuk kanë shkuar mirë për sulmuesin e talentuar i cili fatkeqësisht është dëmtuar.

Të enjten skuadra e tij ka zbritur në fushë pa Vrionin, ndërkohë që edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, skuadra e tij ka zhvilluar një tjetër ndeshje ku Vrioni e ka ndjekur nga tribuna.

Mediat pranë klubit të tij, bëjnë me dije se sulmuesi shqiptar ka marrë një goditje në këmbë gjatë seancës stërvitore të para disa ditëve, gjë e cila e ka detyruar të humbasë dy ndeshje të rëndësishme, ku skuadra e tij e ka fituar njërën dhe ka barazuar në tjetrën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat