Fitorja e Interit ndaj Lacios, ka bërë që Napoli të jetë vetëm 90 minuta larg nga titulli kampion.
Një fitore ndaj Salernitanës në shtëpi, i shpall të kaltrit matematikisht kampionë të Italisë për herë të tretë.
Me përfundimin e ndeshjes në “San Siro”, në Napoli ka shpërthyer festa.
Tifozët që kanë mbushur rrugët e qytetit, nuk anë përmbajtur ndërkohë që në stadium ka pasur një tjetër moment të veçantë.
Spikeri i stadiumit ka njoftuar për përfundimin e ndeshjes së Lacios në kohën kur skuadra po bënte nxehmje. Kaq i ka mjaftuar tifozerisë për të nisur festën e parakohshme.