Struga Trim Lum luan në Shtip, aty ku sot do të zhvillojmë një nga 4 finalet e fundit të këtij edicioni.
Përballë ka skuadrën e Bregallnicës, një kundërshtarë aspak i lehtë, mirëpo jo edhe i pakalueshëm.
"Kujtojmë, këtë skuadër e eliminuam në çerekfinale të Kupës, ndërsa pikët nga kjo ndeshje janë më të rëndësishme se kurrë", thuhet në faqen e klubut.
Mbrojtësi Zija Merxhani, u shpreh: “Si çdo ndeshje tjetër edhe për ndeshjen e rradhës kundër Bregallnicës jemi përgatitur maksimalisht.
Besoj se një gjë të tillë do të dëshmojmë edhe në terren ku do të japim maksimumin për të marrë pikët e plota”.
Nuk ka më ndeshje të lehta…
Asnjë ndeshje nuk është e lehtë, mirëpo neve duhet të jemi të fokusuar dhe të luftojmë për ngjyrat tona, të luftojmë për Strugën, ashtu siç kemi bërë gjatë gjithë kampionatit.
Neve na mbetet të marrim çdo ndeshje me seriozitet dhe në fund të arrijmë objektivin e këtij sezoni”.