Xavi beson se Yamal do të arrijë gjëra të mëdha

Futboll

Xavi beson se Yamal do të arrijë gjëra të mëdha

Më: 30 prill 2023 Në ora: 15:49
Yamal

Lamine Yamal me vetëm pesëmbëdhjetë vjet ka bërë debutimin e tij të shtunën në fitoren e Barcelonës ndaj Betisit me rezultat 4-0.

Barça e ka përforcuar pozitën e parë në La Liga me shtatëdhjetë e nëntë pikë, njëmbëdhjetë më shumë se Real Madrid që gjendet në vendin e dytë. 

Produkti i akademisë La Masia u bë lojtari më i ri i Blaugranas në historinë e La Liga.

Dhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, beson se Lamine Yamal do të vazhdojë të arrijë gjëra të mëdha.

"I kam thënë të provojë gjërat.

Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, ai është një talent dhe një lojtar i veçantë. Ai ka qenë në gjendje të shënojë, ka asistuar dhe kur e shihni në stërvitje, atëherë e kuptoni se ai mund të jetë i madh”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat