Ten Hag ka 5 propozime

Futboll

Ten Hag ka 5 propozime

Më: 30 prill 2023 Në ora: 15:57
Ten Hag

“Djajtë e Kuq” janë të vendosur të transferojnë një sulmues që kushton mbi 100 milionë euro, pasi është kërkesë e trajnerit Erik Ten Hag.

Klubi nga “Old Trafford” së shpejti mund t’i mbush arkat me para nëse Sheikh Jasim, e blen, dhe dëshira e tij e parë është superylli i Paris Sen Zhermeni,  braziliani Nejmar.

Por në krye të listës së trajnerit Erik Ten Hag është sulmuesi i Totenhamit, Hari Kejn. Madje tifozët e Man. Junajtedit e kënduan Kejnin në barazimin e tyre 2-2 ndaj Totenham, pasi trajneri Ten Hag e kishte quajtur atë “një lojtar dhe personalitet i madh”.

“Të gjithë e dinë dhe nuk është sekret që për një kohë të gjatë dhe për një sezon të tërë kemi pasur mungesë të Nr 9. Largimi i [Cristiano] Ronaldos, atëherë Antoni Martial shpesh nuk ishte i disponueshëm, Xhadon Sanço shpesh nuk ishte i disponueshëm. Pra kemi mungesë të lojtarëve të vijës së parë”, kishte deklaruar Ten Hag.

Man. Junajted dëshiron të bashkojë Hari Kejn dhe Markus Rashfordin sezonin e ardhshëm. Rashford po shijon sezonin e tij më të mirë me gola, ku deri tani ka shënuar 29.

Përveç Kejnit, në listë janë edhe emra si: Viktor Osimhen (Napoli), Xhonatan David (Lille), Rasmus Hojlund (Atalanta), Tami Abraham (Roma) dhe Dushan Vlahoviç (Juventus).

Osimhen në veçanti, si në Serinë A ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, është dukur si qendërsulmuesi i nivelit të lartë për të cilin United ka nevojë. Por as nigeriani nuk kushton më pak se 100 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat