Blerim Xhemaili është autori i dy golave dhe të dyja nga penalltia!
Zurich si vendas ka barazuar me rezultat 2:2 me Sionin.
Ky ishte derbi i skuadrave që luftojnë për ekzistencë në elitën e futbollit zviceran.
Për Sionin shënuan Fortune (20'), Cyprien (44') dhe për Zurich realizoi Blerim Xhemaili (25' - nga penalltia e 78’ - nga penalltia).
Xhemaili dështoi në penalltinë e dytë, por ajo u përsërit edhe një herë dhe herën e dytë nuk gaboi.
Mirlind Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 60-të.
Blerim Xhemaili, Lindrit Kamberi e Mirlind Kryeziu, u paraqitën titullarë për Zurich-un.
Bledian Krasniqi futet në lojë në minutën e 61-të në radhët e Zurich dhe Kevin Halabaku u aktivizua nga minuta e 65-të për Sionin.
Zurich është në vend të tetë me 34 pikë e Sioni në të nëntin me 31 sosh.