Prishtina dhe Llapi i Podujevës ndahen baras (0:0) në takimin që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Pikë e madhe për Llapin por jo edhe për Prishtinën.
Në minutën e 45+1, Shefit Shefiti i Prishtinës, nga rreth 17-18 metra godet shtyllën e majtë pingule të Llapit.
Prishtina renditet në vend të katërt me 42 pikë e Llapi në të gjashtin me 41 pikë pas 31 javësh në elitën e futbollit të Kosovës.