Dukagjini i Klinës ka barazuar me rezultat 1:1 me Ballkanin e Therandës.
Në një mot të mirë në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, shikuesit panë një lojë të luftuar.
Dukagjini po i afrohet Evropës, ndërsa Ballkani bie në pozitën e dytë.
Golin për vendasit e ka realizuar Khomutov në minutën e 72-të dhe për kampionin në fuqi, Ballkani, ka realizuar Berisha në minutën e 90-rë.
Dukagjini është në vend të pestë me 41 pikë dhe Ballkani është në të dytin me 62 sosh dhe ka 1 me pak se lideri Drita pas javës së 31-të në elitën e futbollit të Kosovës.