Bayerni fundos Hertha Berlinin, rikthehet në krye të tabelës

Futboll

Bayerni fundos Hertha Berlinin, rikthehet në krye të tabelës

Nga: K. G. Më: 30 prill 2023 Në ora: 17:21
Gnabry

Bayern i Munihut ka shfrytëzuar barazimin (1:1) e Dortmundit me Bochumin dhe rikthehet në krye të tabelës pas javës së 30-të. 

Bayerni ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Hertha nga Berlinit. 

Hertha pothuajse është e larguar nga Bundesliga I sepse me këtë humbje ka pak shpresa.

Bayerni ka siguruar fitoren në pjesën e dytë me golat e futbollistëve Gnabry (69') e Coman (79'). 

Bayerni kryeson me 62 pikë, ka një më shumë se Dortmundi dhe Hertha është në fund me 22 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat