Leeds United vendos rekordin më negative në historinë e Premier League.
Pas humbjes 4:1 ndaj Bournemouth ekipi i Leeds bëhet skuadra e parë që pëson 23 gola vetëm gjatë një muaji, gjatë prillit.
Kështu kjo skuadër thyen rekordin e vendosur në shkurt të 2022 nga ajo vetë, teksa në atë kohë pësoi 21 gola në një muaj të vetëm.
Bournemouth bindi gjatë gjithë takimit me Leeds, me golat që për vendasit i realizoi Lerma në minutat 20’ dhe 24’, goli i tretë u shënua nga Solanke në minutën e 63’, ndërsa golin e fundit e shënoi Semenyo në minutën e 90+1’.
Nga ana tjetër për Leeds rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Bamford në minutën e 32’.
Pas javës së 34-ët të Premier League Bournemouth renditet në vend të 13-të me 39 pikë, teksa Leeds në vend të 16-të me 30 pikë.