Daja i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij

Futboll

Daja i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij

Më: 30 prill 2023 Në ora: 18:42
Daja

Ballkani ka barazuar 1-1 me Dukagjinin në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja ka thënë se skuadra e tij pati paraqitje të mirë, mirëpo u mungoi fati para portës.

“Kemi bërë një ndeshje goxha të mirë.

Kemi qenë shumicën e kohës në fushën e kundërshtarit”, ka deklaruar fillimisht trajneri i Ballkanit.

“Kemi pasur disa raste në pjesën e parë për të shënuar dy-tre gola.

Në pjesën e dytë vazhduam të kërkojmë rezultatin”.

“Por pësuam nga një kundërsulm, ndoshta në daljen e parë të kundërshtarit. E kemi ditur që është fushë e vështirë”, ka theksuar më tej Daja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat