Egnatia fitoi 0:4 përballë Vllaznisë, duke siguruar një fitore historike në “Loro Boriçi”.
Skuadra nga Rrogozhina konfirmohet forcë e tretë në kampionatin shqiptar, ndërkohë që Vllaznia mbetet e pesta pas Laçit.
Donald Mëllugja realizoi një eurogol në pjesën e parë, ndërkohë që kuqeblutë kapitulluan në fraksionin e dytë pas golave të Raphael Dëamena, Fernando Medeiros dhe Jackson.
Vllaznia turpërohet në Shkodër, Egnatia i jep leksion futbolli dhe i “lë targën” për Europën!
VLLAZNIA-EGNATIA 0:4
23′ Mëllugja, 55′ Fuamena, 77′ Fernando, 83′ Xhekson.