Ardit Hila nderon Tiranën përballë Kastriotit në “Elbasan Arena”, fitore e madhe e Egnatias në Shkodër.
Bardheblutë iu falën golit të mesfushorit në minutën e fundit për të thyer 1:0 krutanët e vendit të fundit.
Fitore e vuajtur por tepër e rëndësishme për objektivin titull për kampionët në fuqi të Shqipërisë. Bardheblutë vijojnë të kryesojnë Superioren, duke rikthyer distancën prej pesë pikësh me Partizanin ndjekës.
Tensioni nuk mungoi pas golit të Tiranës dhe Kastrioti e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarëve pas daljeve me kartonë të kuq të Karakaçit dhe Selmanit.