Espanyol arriti një fitore të madhe në luftën për mbijetesë.
Skuadra e trajnerit Garcia, triumfoi me rezultatin minimal 1-0, falë një penalltie të shndërruar në 38′.
Të zotët e shtëpisë u treguan më kërkues dhe u rikthyen te fitorja në La Liga pas tetë ndeshjesh.
Spanjolli Joselu ishte heroi i takimit, pasi shtatë minuta përpara përfundimit të pjesës së parë goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe realizoi golin e 14-të sezonal në La Liga me fanellën e Espanyolit.
Në fraksionin e dytë, Getafe u munda u mundua të barazonte rezultatin.
Në anën tjetër, vendasit krijuan raste për të vulosur fitoren, por pa sukses.
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare qëndroi në stol përgjatë gjithë sfidës dhe nuk u aktivizua për asnjë minutë nga trajneri Garcia.
Falë këtij triumfi tepër të rëndësishëm, Espanyoli ngjitet në vendin e 18-të me 31 pikë po aq sa Getafe, ndërsa dueli i mbijetesës bëhet tepër interesant në javët e mbetura.