Futbollistët shqiptarë, Leart Paçarada dhe Florent Muslija, janë në formacionin e javës në Bundesliga II.
Reprezentuesit e Kosovës kanë pasur javë shumë të mirë me ekipet e tyre.
Paçarada me St. Paulin shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Arminia Bilefeldit. Paçarada ka asistuar në golin e parë.
Florent Muslija me Paderbornin ngadhënjyen me rezultat 5:1 kundër Braunschweig-ut. Muslija ka asistuar në golin e tretë.
Paçarada është vlerësuar me notë 8.2 dhe Florent Muslija me 8.3 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Po kjo faqe ka zgjedhur formacionin më të mirë të javës së 30-të, ku janë edhe dy shqiptarë të Kosovës, Paçarada dhe Muslija.