Juventusi nuk ka arritur më shumë se një pikë në Bologhna, duke luajtur baras (1:1).
Në minutën e 10-të, Orsolini nga penalltia ka kaluar në epërsi Bologna-n.
Në minutën e 31-të, MIlik ka dështuar nga penalltia për të barazuar rezultatin, pasi gjuajtjen e tij e ka pritur me lehtësi portieri Skorupski.
Juventusi megjithatë ka barazuar rezultatin në pjesën e dytë me golin e futbollistit Milik në minutën e 61-të.
Pas javës së 32-të në Serie A, Juve renditet në vend të tretë me 60 pikë e Bologna në të 8-tin me 45 sosh.