Valladolidi me gjithë përpjekjet deri në fund, nuk nxori pikë në duel me Atletico Madridin.
Në një ndeshje jashtëzakonisht të mirë, Atletico ka triumfuar në udhëtim, me rezultat 5:2 ndaj Valladolidit.
Për Atleticon shënuan Molina (20'), Gimenez (24'), Morata (38'), Fernandez (86'-autogol) e Depay (90+3') dhe për Valladolidin realizuan Larin (42') e Escudero (74').
Pas javës s 32-të në kampionatin spanjoll, Atletico zë vendin e tretë me 66 pikë, ka dy me pak se Reali në të dytin dhe Valladolidi është në të 15-tin me 35 sosh.