Marseille triumfon me përmbysje ndaj Auxurre dhe rihap garën për titullin kampion në Francë.
Skuadra e Igor Tudor triumfoi 2-1 në shtëpi dhe shfrytëzoi hapin fals të Paris Saint Germain, për të ulur në 5 pikë distancën nga kreu.
Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Toure në minutën e 33-të dhe bënë që “Vellodrome” të heshtë për shumë minuta.
Megjithatë në të 75-ën ishte turku Under që riktheu baraspeshën dhe dy minuta më vonë Alexis Sanchez ngriti në peshë publikun vendas, duke kompletuar përmbysjen.