Skuadra më e trofeshme Italiane Juventus nuk arriti që të gjunjëzoj Bologna-n në udhëtim duke i ndarë pikët.
Por në bazë të ecurisë kjo mund edhe të mos duke befasi.
Kjo pasi “La Rossa” arriti që të mbetet e pa mposhtur në shtëpi në ndeshjen e 5-të rresht.
Kjo i ndodh atyre për herë të parë që nga viti 2019.
Bologna në këto 5 ndeshjet e fundit në stadiumin Renato Dell’Ara i ka regjistruar tri fitore dhe dy barazime.
Kurse pjesë e skuadrës së tyre është edhe futbollisti Riccardo Orsolini.
Ky është futbollisti italian më në formë në vitin 2023 duke shënuar 7 gola, kaq i ka shënuar vetëm edhe Domenico Berardi.