Tammy Abraham duket se po kalon muajt e fundit si futbollist i Romës, pasi në verë mund të largohet nga gjiganti italian.
Sulmuesi anglez është në vitin e tij të dytë në Olimpico, por edhe verën e kaluar ka pasur interesime kryesisht nga skuadrat angleze për të.
Në sfidën ndaj Milanit në fundjavë, Abraham realizoi gol derisa të pranishëm në shkallët e stadiumit ishin edhe përfaqësues të dy top klubeve evropiane.
La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Manchester United dhe Paris Saint Germain kanë pasur drejtuesit e tyre në Olimpico për ta parë nga afër sulmuesin anglez.
25-vjeçari këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë me fanellën e Romës.