Wilfried Zaha duket se po e kalon sezonin e tij të fundit me Crystal Palace.
Sulmuesi i krahut të majtë mund të largohet si futbollistë i lirë gjatë verës, pasi ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor.
Sipas “The Telegraph”, për Zahan interesim kanë shfaqur, Arsenali, Barcelona, Juventusi e Chelsea.
Nuk është raportuar se ka pasur kontakte nga njëri prej këtyre klubeve.
Gjithashtu, ende nuk ka ndonjë marrëveshjes mes Crystal Palace dhe reprezentuesit të Bregut të Fildishtë për rinovim të kontratës.
30-vjeçari këtë sezon është paraqitur në 25 ndeshje në Premierligë, ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me dy asistime.