Sulmuesi Paulo Dybala do të mungojë në ndeshjen e radhës të Romës.
‘Romakët’ sfidën e radhës e luajnë nesër në udhëtim tek Monza. Dybala përmes llogarisë së tij në ‘Instagram’, ka thënë së shumë shpejtë do të rikthehet në fushën e blertë për të ndihmuar skuadrën e tij në fazën përfundimtare të këtij kampionati.
Kamponi i Botës me Argjentinën, thotë se Roma nuk do ta ndalet, dhe sipas tij, skuadra e tij duhet të jetë plotësisht e bashkuar në duelet me të rëndësishme të këtij sezoni.
“Ne sapo kemi hyrë në muajin e fundit të garave dhe nuk mund të ndalemi me kaq. Pikërisht tani duhet të qëndrojmë plotësisht të bashkuar për ndeshjet e fundit”, ka shkruar Dybala.
Roma e Jose Mourinhos më gjithë ‘arsenalin’ e tyre po ‘lufton’ për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Aktualisht Roma ka 57 pikë në vendin e gjashtë, aq sa kanë edhe Milan dhe Inter.