Antonio Cassano ka folur për “Bobo TV” për suksesin e Napolit në kampionat, duke filluar me barazimin e së dielës kundër Salernitana.
“U emocionova, më kujton 18 dhjetorin në Buenos Aires.
Para ndeshjes kur fitoi Interi ndaj Lazios, u ndje tërmet në Napoli.
Napoli duhet ta fitonte atë ndeshje, por emocionet e lojtarëve të Spallettit të cilët e kishin mëndjen te fërshëllima e fundit e gjyqtarit bëri që Dia të barazonte rezultatin.
Ajo që ata kanë bërë këtë vit do të jetë epike, do të jetë histori.
Askush në Itali në fillim të sezonit, nuk e kanë bërë futbollin kaq të bukur dhe u shpërblyen me një kampionat.
Mos harrojmë që kanë larguar 5-6 lojtarë titullarë të jashtëzakonshëm.
Trajneri më i mirë sot në botë, përjashtuar Ancelottin, është Luciano Spalletti.
Ai i ka ngritur të gjithë në një nivel stratosferik, është diçka unike dhe e paimitueshme.
Napoli është njësoj si sezoni fantastik i Leicester në Angli, por me një ndryshim, Napoli bën futboll të bukur”, është shprehur Cassano.