Rrëfehet Arteta

Futboll

Rrëfehet Arteta

Më: 2 maj 2023 Në ora: 12:17
Arteta

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, u ka kërkuar tifozëve që të mos humbasin shpresën për të ardhmen dhe këmbëngul se ai është i përgatitur të marrë vendime të vështira këtë verë. Skuadra londineze ka katër ndeshje pa fitore (3 barazime, 1 humbje), duke humbur kreun e Premier League.

Arteta këmbëngul se Arsenali do të vazhdojë të luftojë deri në fund të sezonit ndërsa përgatitet të presë Chelsea.

“Shumë njerëz kanë bërë një punë të pabesueshme për të qenë në pozitën në të cilën jemi tani. Me gjashtë ndeshje ende për t’u luajtur ne jemi të kualifikuar në Champions League.

Kjo nuk ka ndodhur në më shumë se një dekadë në këtë klubi. Ne jemi ekipi më i ri në Ligë. Sigurisht jemi ende të mërzitur për humbjen ndaj Man.City, por duam më shumë”, tha Arteta.

“Duam të përfundojmë sezonin në mënyrën e duhur për të fituar kampionatin.

Kjo është liga më konkurruese që kam parë në 22 vjet. Jam shumë krenar për lojtarët dhe klubin, dhe të gjithë ata që po kontribuojnë çdo ditë. Por ne nuk mund të pranojmë vendin e dytë. Kam mësuar shumë në 10 muajt e fundit për skuadrën”, u shpreh trajneri i Arsenal.

Arsenali do të synojë të vazhdojë këtë progres edhe sezonin tjetër dhe Arteta pranon se do të ketë vendime të vështira për të marrë për largimet e lojtarëve si dhe nënshkrimet e reja.

“Ato janë gjithmonë vendime të vështira, veçanërisht kur ke marrëdhënie të mira me ata individë, por ne jemi këtu për të fituar.

Ne duhet të fitojmë dhe për të fituar ne duhet ta bëjmë atë në mënyrën tonë dhe për ta bërë këtë duhet të marrim vendime”, tha Arteta.

“Ne jemi të kënaqur me atë që kemi bërë në merkato. Jemi përpjekur të maksimizojmë atë që mund të bëjmë. Ne duhet të përpiqemi gjatë gjithë kohës për të kërkuar më të mirën dhe duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Duhet të jemi vërtet të përulur për të kuptuar se duhet të jemi më të mirë, por duke ditur se kush jemi, burimet që kemi, ekipin që kemi, potencialin që kemi. Nëse e bëjmë këtë, do të jemi në vendin e duhur”, u shpreh Mikel Arteta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat