Inter është duke monitoruar nga afër situatën e Benjamin Pavard.
Francezi është në vitin e fundit të kontratës me Bayern Munich dhe zikaltërit kërkojnë të përfitojnë për të përforcuar repartin e mbrojtjes duke qenë se 27-vjeçari është nga ata që mbulojnë disa role në prapavijë.
Së fundmi mes Interit dhe lojtarit vendos të ndërhyjnë drejtuesit e rekordmenëve gjermanë me Hasan Salihamixhiq që lajmëron se klubi do të tentojë rinovimin me Kampionin e Botës në vitin 2018 duke qenë se te Bayern janë shumë të kënaqur me paraqitjet e Pavard.
“Do të flasim me Pavard rreth kontratës së re dhe të shohim se çfarë mendon vetë lojtari rreth rinovimit.
Jam shumë i lumtur me Pavard, po tregon nivele të larta.
Paraqitjet e tij kanë qenë të shkëlqyera”, tha Salihamixhiq për AbendZeitung.
Pavard është aktivizuar në 26 ndeshje të Bundesligas me Bayern Munich duke shënuar edhe katër gola dhe një asist.