Shkollat e futbollit të Zvicrës po vazhdojnë të nxjerrin talent që me sukses po e prezantojnë shtetin helvetik jashtë saj.
Ky vend ka nxjerr shume emra shqiptar që sot me krenari janë edhe ambasador te shtetit te Kosoves si Granit Xhakaj, Xherdan Shaqiri e shumë tjerë.
Por tani ekspertet e futbollit kane zbuluar edhe një talent i cili me prejardhje është nga Prelezi i Ferizajt por që jeton dhe vepron në Zvicër i cili me teknikat e tij po i çmend të gjithë ata që po e shikojnë në fushë.
Bëhet fjalë për 12 vjeçarin, Lorian Hajdini i cili karrierën e tij e ka filluar para 6 viteve në FC Winterthur kurse më pas është transferuar në Grasshoppers club Zurich ku edhe po luan me sukses.
Deri më tani ai ka zhvilluar mbi 160 ndeshje dhe sipas asaj që ka treguar në fushë shumë manaxher dhe skaute po interesohen që të angazhojnë Lorianin ne ekipet e tyre në të ardhmen, ndër ta vëllai i Xherdan Shaqirit, mirëpo familja e tij nuk dëshiron që të shpejtoj dhe këtë po i a len kohës kur edhe djaloshi i tyre do të zhvillohet mirë si futbollist.
Ndryshe, plani i këtij djaloshi të artë është që të vazhdoj shkollimin e sportit në Zvicër kështu që atij do ti jepet rasti maksimalisht të fokusohet në futboll dhe të jepet mundësia te luaj tek U-16.
Zbulohet se shteti helvetik këtij talenti tani më i ka dhënë “Golden Card” për supertalent ku edhe e mbështesin dhe gjendet në vëzhgim të vazhdueshëm për të ardhmen.
Mbështetje nuk po mungon as nga familja që gjithnjë i rijnë afër si në aspektin financiar po ashtu edhe të psiqikik. Ne fund zbulojmë se ky talent ka ëndërr që një ditë do të luaj për ekipin e Bayern Munih nga Gjermania.