Koritja më e madhe e Prishtinës

Futboll

Koritja më e madhe e Prishtinës

Nga: K. Goca Më: 2 maj 2023 Në ora: 14:03
KF Prishtina e vitit 1987, në këmbë nga e majta: Abdyl Bellopoja, Zoran Lemajiq, Muhamed Kolenoviq, Sllavenko Kuzeleviq, Gani Llapashtica, Isa Sadriu. Nga e majta ulur: Mensur Nexhipi, Sahit Kelmendi, Vlladislav Gjukiq, Fadil Muriqi dhe Kujtim Shala.

Prishtina për pesë vite sa kishte garuar në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë, përveç që ka pasur rezultate interesante, disa herë edhe i ngjante stadiumeve të Brazilit me shikueshmëri, 35-40 mijë shikues, por ka pas raste siç ka qenë me 25 tetor të vitit 1987, vetëm 7 mijë shikues ishin në stadiumin e Prishtinës.

Arsyeja?

Rezultatet zhgënjyese.

Prishtina – Slloboda 0:3    

Stadiumi i Prishtinës.
Shikues: 7.000.
Gjyqtar: Roganoviq (Zrenjanin), Bezjak (Zagreb), Kallajxhiq (Mostar).
Shënues: Kostiq (17'), Mihiq (45'), Llukiq (50').
Kartona të verdhë: Xh. Muriqi, Rama - Kostiq.
Prishtina: Zoran Lemajiq 5, Xhevdet Muriqi 5, Gani Llapashtica 5, Abdyl Bellopoja 5 (Nazmi Rama), Sllavenko Kuzeleviq 5, Muhamet Kolenoviq 5, Zoran Batroviq 5, Mensur Nexhipi 5, Vlladisllav Gjukiq 5, Fadil Muriqi 5 (Sadik Rrahmani) dhe Kujtim Shala 5.
Slloboda: Mariq, Ibriq 7, Toshiq 7 (Radovanoviq), Millanoviq 8 (Mërkiq), Vërllasheviq 8, Stegnjajiq 7, Mihiq 7, Millosheviq 7, Beshireviq 7, Llukiq 8 dhe Kostiq 9.  

“Koritja më e madhe e Prishtinës”; ka qenë titulli me 26 tetor i shtojcës së sportit të “Rilindjes”. 

Më 25 tetor të vitit 1987, Prishtina pësoi fiasko me rezultat 0:3 nga Slloboda e Tuzllës, në takimin e javës së 12-të.
Prishtina renditej në vend të 15-të me 10 pikë dhe Slloboda në të 6-tin me 14 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat