Xhiro e 32-të në elitën e futbollit të Kosovës do të zhvillohen këtë mesjavë.
Në program janë tre ndeshje për tu zhvilluar ditën e mërkurë dhe dy të tjera të enjten.
FFK tanimë ka deleguar gjyqtarët ku Alban Shala do ta gjykojë duelin mes Gjilanit dhe Dukagjinit.
Mervan Bejtullahu e ndanë drejtësinë në sfidën Ferizaj – Drenica, derisa Dardan Çaka atë mes Malishevës dhe Trepçës ’89.
Kryendeshja e javës zhvillohet në Suharekë mes Ballkanit dhe Prishtinës, ku gjykohet nga Visar Kastrati me ndihmësit Fatlum Berisha e Besnik Morina.
E dueli tjetër mes Llapit dhe Dritës do të drejtohet nga Burim Jahmurataj me ndihmësit Gzim Mehmeti dhe Meriton Berisha.