Arsenali vijon të ëndërrojë titullin kampion këtë sezon, edhe pse në fakt gaboi në duelin direkt ndaj Manchester City-it, duke u mundur thellë.
Topçinjtë kanë përjetuar një formë të dobët në katër ndeshjet e fundit, ku me tre barazime dhe disfatën përballë rivalëve të Manchester City, humbën edhe kreun e renditjes.
Arsenali duhet të marrë pikët e plota në javët e mbetura të kampionatit, ndërsa “qytetarët” duhet të humbasin të paktën 4 pikë. Sonte në mbrëmje ekipi i Artetës do të luajë derbin ndaj Chelsea-t.
Topçinjtë nuk kanë humbur asnjë nga ndeshjet e luajtura në mesjavë përballë bluve, duke regjistruar katër fitore dhe 6 barazime.
Kjo është ecuria më e dobët e Chelsea-t në 30 vitet e fundit dhe me rrezikun që ta mbyllë sezonin me 20 humbje në ndeshjet zyrtare, derbi me Arsenalin mund të shërbejë si një pikë kthese.