Monza, një zbulim i vërtetë në Serinë A, tani është shumë larg zonës së rënies nga kategoria.
Klubi brianzol ka grumbulluar 44 pikë gjatë kampionatit, duke u distancuar nga e skuadra e tretë nga fundi, aktualisht Verona, e cila ka vetëm 27 pikë në të njëjtin nivel me Spezia-n.
Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Palladino, në rast shpëtimi do të detyrohet të derdhë 45 milionë euro dhe arsyeja ka të bëjë me blerjet e klubit…
Negociatat verore të Gallianit dhe Berlusconit lejuan që Monza të ishte gati për Serinë A, por në të njëjtën kohë u karakterizuan nga formula e detyrimit për të blerë lojtarët në rast shpëtimi.
Nga Petagna te Cragno duke kaluar nga Mari Pessina dhe Caprari, shuma totale që klubi lombard do të duhet të paguajë kap shifrën 45 milionë euro.