Arsenali udhëheq me rezultat 3:0 ndaj Chelseat, në dy golat e parë ka asistuar Granit Xhaka.
Golat i realizuan Odegaard (18' e 31') dhe Jesus (34').
Arsenali nuk është dorëzuar ende në garën për titullin e Premier League-s, edhe pse duket thuajse e pamundur që Manchester City të gabojë në dy ndeshje në fundin e këtij sezoni.
Përballë Chelsea-t, në derbin e Londrës, të besuarit e Artetës do të tentojnë me çdo kusht suksesin.