Skuadra e Leipzigut është në finale të Kupës së Gjermanisë, pasi që e mposhti me rezultat 5:1 Freiburgun.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Europa-Park” por vendasit nuk i rezistuan mysafirëve shumë të disponuar sidomos në 45 minutat e parë.
Futbollisti Olmo ka treguar lojë të madhe përveç që ka shënuar edhe ka asistuar në tre gola.
Për Leipzigun shënuan Olmo (13'), Henrichs (14'), Szoboszlai (37' e 90+7’ – nga penalltia) e Nkunku (45+1') dhe për vendasit shënoi Gregoritsch (75’).
Në minutën e 58-të Gvardiol ndëshkohet me karton të kuq, duke e lënë me një lojtar më pak Leipzigun por aspak nuk e ka ndihmuar mikpritësin.
Leipzig do ta presë në finale fituesin e ndeshjes Stuttfart - Eintracht Frankfurt.