Arsenali ka arkëtuar tre pikë të mëdha, që i japin gjasa për titullin e kampionit ani pse është në presion të madh nga Manchester City.
Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Chelseat, në takimin e javës së 34-të të Premier League.
Futbollisti Xhaka ka asistuar në dy golat e parë që i ka realizuar Martin Odegaard në minutën e 18-të e të 31-të.
Cila është nota për Granit Xhakën?
Xhaka është vlerësuar me notën 7.2 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Martin Odegaard është lojtar i ndeshjes, me notën 8.7.
Arsenali kryeson me 78 pikë por ka dy ndeshje e dy pikë më shumë se Manchester City.