Në ndeshjen e xhiros së fundit, debutoi portieri i tretë i skuadrës së, Ferizajt Blend Bajraktari.
"I transferuar në afatin kalimtar të dimrit, Blendi në debutimin e tij, la përshtypje të një portieri me përvojë, për shkak të sigurisë dhe reflekseve të treguara.
Duke marrë për bazë faktin se ekipi po luante me një lojtar më pak dhe se kundërshtari në epërsi numerike të lojtarëve, sulmonte pa ndalur, ishte Blendi ai që ndali shumë topa që vinin në drejtim të portës.
Kryesia e klubit ka besuar në talentin dhe aftësitë e Blend Bajraktarit që nga dita e parë që është bërë pjesë e skuadrës tonë dhe se ky besimi ka filluar të jep frytet e para.
Blendi do të jetë në portë edhe në ndeshjen e sotme ndaj Drenicës, ku besojmë fuqishëm se paraqitja e tij para tifozëve vendas, do të jetë e një niveli edhe më të lartë se në fundjavën e kaluar", thuhet nga FC Ferizaj.