Moxhi e vlerëson mbi të gjithë drejtorin shqiptar në Itali

Futboll

Moxhi e vlerëson mbi të gjithë drejtorin shqiptar në Itali

Më: 3 maj 2023 Në ora: 15:57
Moxhi

Igli Tare pritet që të largohet nga Lacio me përfundimin e këtij sezoni. Drejtori sportiv shqiptar kërkon të nis një aventurë të re në karrierën e tij dhe interesimet janë jo të pakëta.

Juventusi ka shfaqur më herët dëshirën për ta marrë në postin më të lartë.

Ndërkohë sugjerimi ka ardhur edhe nga ish-drejtori sportiv i njohur i Juventusit, Luciano Moxhi.

Ky i fundit u shpreh se Tare do të ishte zgjedhje perfekte.

“Mua Igli Tare më pëlqen shumë. Ndoshta nuk do të largohet nga Lacio, por unë do të përpiqesha të nënshkruaja me të”, tha Moxhi në “Radio Bianconera”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat