Gara e titullit në Angli këtë sezon është një spektakël i vërtetë me Manchester City dhe Arsenal që pritet të duelojnë deri në javën e fundit.
Topçinjtë kanë udhëhequr kampionatin për pjesën më të madhe të kohës, por disfata 4-1 ndaj The Citizens la një “shije të hidhur” dhe uli pritshmëritë për titullin.
Në Londër, tifozët e Arsenal nuk e pritën mirë këtë disfatë, megjithatë ai që tenton t’i kthejë me “këmbë në tokë” fansat e londinezëve është Pep Guardiola.
Trajneri i Cityt, theksoi se tifozët e Arsenal duhet të jenë të lumtur me atë që ka arritur skuadra në këtë sezon edhe nëse nuk e fitojnë titullin, pasi sipas spanjollit nuk është pak që ekipi i Mikel Artetës arrin të kualifikohet në Champions League pas shtatë sezonesh mungesë.
“Arsenali në momentin që flasim ka arritur kualifikimin në Champions pas shtatë vitesh.
Tani ndoshta ata nuk janë të lumtur, por po flasim për një arritje që ju mungonte pas shtatë vitesh. Ky është si një trofe për ata.
Kualifikimi në Champions është një prestigj, të sjell të ardhura dhe kështu mund të blesh lojtarë.
Ata u mposhtën ndaj Cityt dhe janë të mërzitur, por nga ana tjetër duhet të jenë të lumtur për këtë arritje të madhe”, u shpreh Guardiola.