Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore domethënëse në luftë për vend të tretë dhe pothuajse gati e ka siguruar edhe kualifikimin në garat evropiane.
Gjilanasit shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Dukagjinit të Klinës, në takimin e javës së 32-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Mysafirët luftuan por nuk arritën që të kthehen me një pikë.
Autor i golave është Mevlan Zeka duke shënuar në minutën e 27-të e 90+8 për tre pikë të mëdha.
Nga minuta e 83-të, Dukagjini luajti me një futbollist më pasi që gjyqtari Alban Shala, e përjashtoi nga loja Ardin Dallkun.
Gjilani është në vendin e tretë me 50 pikë dhe Dukagjini në të 5-tin me 41 pikë.