Malisheva ka shënuar fitore të madhe dhe e bën hapin e madh drejt sigurimit të ekzistencës në elitën e futbollit të Kosovës.
Malishevasit si vendas shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Trepçës ’89.
Mitrovicasit janë thelluar në krizë të madhe dhe tani kanë pikë baras me vendin e nëntë Ferizajn, pozitë që shpie një rang më poshtë.
Bleart Tolaj ka shënuar në minutën e 32-të për fitoren e madhe të skuadrës së Malishevës.
Pas javës së 32-të, Malisheva renditet në vend të shtatë me 39 pikë dhe Trepça ’89 në të tetin me 34 sosh.