Skuadra “Blaugrana” është e detyruar të shesë për të balancuar llogaritë dhe një prej lojtarëve që kushton më shumë është Raphinha.
Braziliani u largua një vit më pare nga Premier League (ishte pjesë e Leedsit) në këmbim të 65 milionë eurove.
Raphinha merr 12 milionë euro në vit, kështu që largimi i tij do të ishte lehtësim i madh për arkat e klubit.
Newcastle ka qenë i interesuar për lojtarin në të kaluarën dhe nuk ka hequr dorë prej tij.
“Magpies” kanë ofruar një shifër afër 80 milionë euro.
Bisedimet mes klubeve tashmë kanë nisur dhe skuadra e Anglisë së Veriut ka bërë tashmë një ofertë fillestare.
Oferta e Newcastle mësohet se ishte përfshirë në planin e fizibilitetit që Barcelona paraqiti në Ligë pak ditë më parë.
Institucioni i kryesuar nga Javier Tebas duket se i ka dhënë dritën jeshile këtij plani, në kuadër të “Fair Play-in Financiar”.