Cristiano Ronaldo duket se tashmë është lodhur nga aventura e tij në Arabinë Saudite me skuadrën e Al-Nassr.
Portugezi ka marrëdhënie të vështira me tifozët dhe është në një skuadër që nuk lufton dot pwr titullin kampion.
Dashuritë e mëdha nuk harrohen kurrë dhe kjo është e njëjta gjë për Cristiano Ronaldo-n.
Sulmuesi portugez te Real Madrid jetoi sezonet më të rëndësishme të karrierës së tij duke arritur të gjitha llojet e golave, rekordeve, trofeve, topave të artë e duke u bërë një ikonë e klubit spanjoll.
Sipas lajmeve nga “El Nacional”, portugezi ka telefonuar Florentino Perez duke i kërkuar që të kthehej në Madrid.
Përgjigja e presidentit të klubit nuk ka vonuar.
Florentino Perez mund të jetë ai që mund t'i japë fund karrierës së Cristiano Ronaldos si futbollist.
Portugezi dëshiron të kthehet në Madrid si lojtar, por duket se nuk ka vend për të në fushë.
Sipas gazetës, Florentino Perez i ka kërkuar Cristiano Ronaldo-s që t’i thotë lamtumirë futbollit dhe të hynte në bordin drejtues të Real Madrid.
Ekzaktësisht, në rolin e ambasadorit apo drejtuesit të klubit. Një kusht ekstrem që portugezi nuk e kishte menduar kurrë. A do të pranojë apo do të kërkojë diku tjetër një sfidë të re në fushë?