Skuadra shqiptare, Shkupi, që nga vera pritet të mbetet pa një nga lojtarët më të mirë.
Futbollisti Freddy Alvarez largohet dhe pritet t’i bashkohet skuadrës Pathum United, e cila është anëtare e ligës së parë nga Tajlanda, për të cilën aktualisht luan ish - lojtari i Shkendijës, braziliani Junior.
Alvarez për një kohë ka qenë alfa dhe omega e skuadrës së Shkupit.
Me klubin nga Çairi ai ka fituar edhe titullin kampion në Maqedoni.
Ai ka shënuar disa gola për Shkupin, disa prej tyre ishin veçanërisht të bukur nga gjuajtjet e lira.