Dukagjini ka humbur ndaj Gjilanit në një sfidë shumë të rëndësishme për daljen në Evropë me rezultat 2-0.
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka pasur ankesa në ndarjen e drejtësisë, pasi tha se kishte tendencë kundër tyre.
“Në pjesën e parë nuk patëm paraqitje të mirë ku edhe pranuam një gol që mund të ishte i evitueshëm”.
“U kthyem në pjesën e dytë, por nuk jam i kënaqur me punën e referimit edhe pse nuk dua të futem më thellë pasi gjithçka u pa brenda lojës ku kishte ndaj tendencë ndaj nesh”.
“Mirëpo, në do të luftojmë deri në fund ndaj secilit kundërshtar dhe do të shohim ku do të përfundojmë”, tha Dallku..