Dukagjini ka reaguar pas humbjes nga Gjilani me rezultat 2-0.
Skuadra nga Klina u dëmtua edhe javën e kaluar në sfidën përballë Ballkanit, derisa edhe sot pretendojnë se janë dëmtuar.
Nëpërmjet një komunikate për media, Dukagjini ka akuzuar gjyqtarët Genc Nuza e Alban Shala si dhe VAR-in që janë dëmtuar në dy sfida radhazi.
"Pas ndeshjes ndaj Ballkanit, dhe gabimit nga Genz Nuza, i cili nuk e rishikojë situatën ne VAR, duke na dëmtuar rëndë ne fundin e ndeshjes dhe duke e çuar poshtë mundin dhe ndjerësen e futbollistëve.
Sot gjyqtari i ndeshjes ndaj Gjilanit, zt.Alban Shala, fillimisht nuk e ndali lojën pas ndërhyrjes ne Oto John, e nga ky aksion rrjedhë loja, nga ku vjen edhe ndëshkimi me karton te kuq ndaj Ardin Dallkut.
Kësaj rradhë për dallim nga gjyqtari Genc Nuza, nga dhoma e VAR-it, thirret të rishikojë ne montitor vendimin e tij gjyqtari Alban Shala, por ndërhyrja ndaj Johnit nuk përsëritet prapë nga dhoma e VAR-it dhe as që kërkohet një gjë e tillë nga Shala, i cili kishte vetëm një qëllim.
Brenda katër ditëve dëmtohem rëndë, nga dy vendime të çuditshmë, njëri nuk e RISHIKON VAR-in, ne dëm tonin, ndërsa tjetrit nuk ju shfaqet e as nuk e kërkon pamjen e kësaj ndërhyrje nga ku rrjedhi gjithçka.
RASTËSI, NUK E BESOJMË!
Dy raste me ngjashmëri brenda pak ditëve, dy vendime te ndryshme ne bashkëpunim me njerëzit ne dhomën VAR-it.
Nuk do të heshtim, do të kërkojmë llogari!", reagon KF Dukagjini.